
TIRANË- Dimri ka ardhur! Ndërkohë që pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga stuhia "Ciaren", në disa prej zonave malore të vendit ka nisur të bjerë dëbora e parë për këtë vit. Kukësi ishte i pari që u zbardh.
Po ashtu, reshjet e dëbores kanë nisur dhe në malin e Gramozit, në Kolonjë. Kreshtat e malëve kanë nisur të zbardhen, ndërsa pjesa e Korçës, Pogradecit dhe Maliqit po përballen me probleme të mëdha sa i përket reshjeve të dendura të shiut që kanë bllokuar rrugët dhe kanë lënë pa energji elektrike fshatra të tërë.

Dëbora ka zbardhur gjatë ditës së sotme edhe malet e Dibrës. Majat më të larta të maleve në këtë zonë janë ‘veshur’ me vellon e bardhë. E po ashtu, edhe Bulqizën.

Reshjet e borës kanë zbritur deri në 1500 metra, ndërsa temperaturat në qytetin e Peshkopisë kanë shkuar deri 6 gradë./Zëri.ai