Aktualitet

'Njëri e pështyu, tjetri...'/ Plagosja e 3-fishtë në Gazi, rrëfehet i prangosuri: Idrizi kishte pirë shumë

Sipas informacioneve të medias greke “Zougla”, 37-vjeçari nga Vlora ishte arrestuar 2 herë për shkelje ligji, dhe ishte deportuar në Shqipëri.

k.m.
'Njëri e pështyu, tjetri...'/ Plagosja e 3-fishtë
Nardi Ismet Idrizi

GREQI- Jo një, as dy, Nardi Ismet Idrizi kishte të paktën katër emra të ndryshëm që i përdorte në Greqi. Sipas informacioneve të medias greke “Zougla”, 37-vjeçari nga Vlora ishte arrestuar 2 herë për shkelje ligji, dhe ishte deportuar në Shqipëri. Por sërish ia kishte dalë që të rikthehej në vendin fqinjë. 

Bashkëpunëtori i tij 33-vjeçar, Emiljano Jakupi në natën kur u plagosën 3 grekët e mësoi në momentin e arrestimit emrin e vërtetë të shokut të tij. Të paktën ashtu siç e kishte të shkuar në dokumentat zyrtare. Po ashtu, ai pretendoi se nuk e dinte se shoqërohej me një person që ishte dënuar në Shqipëri për tentativë vrasjeje. Po ashtu, ka treguar sesi kishin përfunduar bashkë natën që ndodhi edhe plagosja e trefishtë. 

"Unë isha duke fjetur dhe i thashë që nuk doja të dilja. Ai këmbënguli që të shkonim për të pirë. E dija që nuk ishte mirë sepse ishte i divorcuar dhe nuk doja,"- tha ai. Nga zona 'Melissia', ku ndodhet shtëpia e 33-vjeçarit, shkojnë në Kolonaki me 37-vjeçarin duke pirë “disa dhjetëra pije”. Me ta ishte dhe një person tjetër, të cilin Jakupi nuk e njihte. Në rrëfimin e tij, 33-vjeçari tregon se i kishte kërkuar që të largohej pasi i duhet që të merrte ilaçe për pjesën e poshtme të shpinës, por Idrizi i kishte kërkuar që të shkonin edhe në Gazi.

"Kaluam disa orë edhe atje dhe më pas ai kërkoi që të hante një picë sepse ishte shumë i dehur. Merr picën, futet në makinë për ta ngrënë dhe më pas dëgjon një person që ka një ankesë për mjetin e tij. I zemëruar foli nga makina. Një nga grekët e pështyu dhe ai e goditi me shuplakë. Më pas erdhi dhe një grek tjetër dhe e qëlloi me grusht. Aty ai nxorri armën dhe i qëlloi dy vëllezërit dhe shokun e tyre. Isha i frikësuar, më kapi paniku. Hipa në makinë dhe i thashë të shkonte në polici. Por ai më çoi në shtëpi,”-rrëfeu në Polici shqiptari.

Idrizi është deportuar dy herë nga Greqia dhe është rikthyer. Në 2012 ai ka qenë ndër të dyshuarit kryesorë të një grabitje të armatosur në Vlorë. I njohur edhe si Fatbardh Idrizi, në gusht të 2012 ka grabitur 350 mije lekë në një karburant në Vlorë dhe ka hapur zjarr me pas ndaj policisë. Vëllai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se Çoles dhe është vrarë. Pas vdekjes, autori i plagosjes në Greqi ka marrë edhe identitetin e të vëllait. Policia greke e ka shpallur atë në kërkim në të gjitha pikat kufitare që lidhin vendin me vendet fqinje, njëkohësisht operacioni për kapjen e tij vazhdon edhe në zonën e Athinës.

Plagosja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës mbas një sherri banal mes autorëve dhe viktimave. Fillimisht palët u konfliktuan për arsye banale dhe ishte një prej viktimave që goditi fillimisht me shpullë njërin prej autorëve dhe në vazhdim autori i dytë nxori një pistoletë dhe shtiu mbi grupin e të rinjve që po konfliktoheshin. Plumbat goditën tre të rinjtë, dy prej të cilëve janë vëllezër. Ata janë në gjendje të rëndë në një spital të Athinës./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB