
STOKHOLM - Çmimin Nobel në Letërsinë për vitin 2023 e ka fituar shkrimtari norvegjez Jon Fosse.
Ai u vlerësua “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënshmes”.
Vepra e tij përfshin një sërë zhanresh dhe përbëhet nga një mori dramash, romanesh, koleksionesh poezish, esesh, librash për fëmijë dhe përkthime. Ndërsa ai është sot një nga dramaturgët më të njohur në botë dhe është bërë gjithnjë e më popullor edhe për prozën e tij.
Biografia e shkrimtarit që fitoi Çmimin Nobel për Letërsinë për 2023
Emri i plotë: Jon Olav Fosse
Vendlindja: 29 shtator 1959, Haugesund, Norvegji
Vendbanimi në kohën e dhënies së çmimit: Norvegji; Austri
Motivimi i çmimit: “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënave”
Gjuha me të cilën ka shkruar veprat: Norvegjisht, dialekti nynorsk.
Fosse është renditur në vendin e 83-të në listën e 100 gjenive që janë ende gjallë nga The Daily Telegraph.
Që nga viti 2011, Fosse-s i është dhënë rezidenca Grotten, një vendbanim nderi në pronësi të shtetit norvegjez dhe që ndodhet në ambientet e Pallatit Mbretëror në qendër të qytetit të Oslos.
Përdorimi i Grotten si vendbanim i përhershëm është një nder i dhënë posaçërisht nga Mbreti i Norvegjisë për kontributet e tij për artin dhe kulturën norvegjeze. Fosse ishte ndër konsulentët letrarë të ‘Bibel 2011”, një përkthim norvegjez i Biblës i botuar në 2011.
Fosse u nderua me Çmimin e Letërsisë së Këshillit Nordik 2015 për trilogjinë Andvake (Zgjimi), Olavs drama (Ëndrrat e Olavit) dhe Kveldsvævd (Lodhja).
Shumë prej veprave të Fosse janë përkthyer në persisht nga Mohammad Hamed, dhe veprat e tij janë shfaqur në teatrot kryesore të Iranit/Tehranit.
Në prill 2022, romani i tij “A New Name”, i përkthyer në anglisht nga Damion Searls, ishte në listën e kandidatëve për Çmimin Ndërkombëtar Booker. Libri i tij ishte finalist për Çmimin Kombëtar të Kritikëve të Librit. Tashmë, Fosse fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Përveç punës për romanet e tij, Fosse punon si përkthyes për veprat e autorëve të tjerë. /Zëri.ai/