Aktualitet

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor për rritjen e sëmundjeve kronike

Në Shqipëri të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë.

zh.ll

Obeziteti në Shqipëri mbi mesataren europiane/ Mjekët: Faktor

TIRANË- Shqipëria vazhdon të regjistrojë shifra të larta sa i përket obezitetit në popullatë, në krahasim me vendet e tjera të Europës, duke treguar një tendencë rritëse.

Por sa përqind e popullsisë në Shqipëri është obeze, si renditet Shqipëria, krahasuar me vendet e tjera dhe si shfaqet kjo sëmundje sa i përket gjinive?

Në Shqipëri të dhënat zyrtare tregojnë se tek gratë obeziteti është në shifrat e 24,4%, ndërsa tek burrat është më e lartë. Shifra këto të larta, ndërkohë që në Europë bëhet fjalë për 22,6% e popullatës, të cilët obezë

Shifrat janë akoma më të larta kur bëhet fjalë për mbipeshën. Gati 42% e burrave dhe 31% e grave kanë më shumë kile sesa norma mesatare. Por kjo, jo pa shkak. Sipas mjekëve, në këtë situatë kanë ndikuar shumë faktorë, mes të cilëve edhe mungesa e aktivitetit fizik dhe lëvizja me automjete.

“Obeziteti tashmë në botë, por edhe në Shqipëri, është kthyer në pandemi. Ka një rritje të personave obezë dhe atyre mbipeshë. Është një rritje e viteve të fundit që vjen për disa arsye: ndryshimi i stilit të jetesës, ulja e aktivitetit fizik, lëvizja me mjetet automobilistike gjatë pandemisë, ushqyerja e pashëndetshme”, thotë Edlira Hoxha, mjeke endokrinologe.

Rritja e obezitetit ka edhe pasoja të tjera, duke ndikuar edhe në rritjen e sëmundshmërisë në popullatën shqiptare. Lidhur me këtë, personat që janë mbipeshë dhe obezë kanë risk për zhvillimin e disa sëmundjeve kronike siç është diabeti, hipertensioni arterial, yndyrnat, kolesteroli. Po ashtu, obeziteti është një nga shkaqet kryesore të rritjes së vdekshmërisë dhe aftësisë së kufizuar në popullatën europiane.

Poll

MOS HUMB