
ITALI- Një operacion i madh nga Guardia di Finanza i Trentos në orët e para të ditës së sotme solli arrestimin e 27 personave dhe 11 persona me detyrim paraqitje si dhe sekuestrimin e mbi 10 milionë eurove. Mediat italiane rapojnë se aksioni për arrestimin e 38 personave, nga të cilët 36 ishin shtetas të huaj (shqiptarë, tunizianë, marokenë dhe portugezë), u krye në provincat e Trento, Torino, Milano, Bergamo, Brescia, Bolzano, Verona, Pavia, Kremona dhe Livorno.
Të dyshuarit kanë marrë pjesë ose kanë bashkëpunuar në dy banda kriminale dhe ishin të përfshirë në trafikimi i lëndëve narkotike (kokainë, hashash, marihuanë dhe heroinë), të ardhur nga rajone të tjera italiane dhe të destinuara pothuajse për në Trentino.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 49 kilogramë hashash, 20 kokainë, mbi 5 heroinë, një armë zjarri, para të gatshme mbi 111 mijë euro dhe materiale të ndryshme për paketimin e drogës. Nga një kilogram kokainë u përftuan tre duke e prerë, për një fitim të vlerësuar në mbi 10 milionë euro./ZËRI