
TIRANË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit, me qëllim kapjen e eksponentëve të botës së krimit. Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest dhe janë ushtruar kontrolle nga ana e SPAK, është dhe shtetasi Elvis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’.
Banesa e Doçit ndodhet në zonën e Shkozetit në Durrës, ndërsa operacioni është shoqëruar nga një numër i madh punonjësish policie.
Doçi administron një kompani ndërtimi me adresë në Rrashbull të Durrësit me emrin “Cara na”, një bar-kafe me emrin “Port Side” në Durrës, të cilën e ka në bashkëpronësi me një tjetër person të identifikuar si Bukurije Doçi, një bar kafe në Fushë Krujë, dhe bar “Vintage” me adresë në Sukth në bashkëpronësi me një person të quajtur Edmir Bakalli. Bledin Doçi ka në pronësi një kafe me emrin “Port Side Beach”, me vendodhje pranë Currilave në Durrës, në zonën e plazhit.
Doç ka qenë subjekt i OFL-së, ndërsa emri i tij është lakuar edhe pse jo zyrtarisht, për disa ngjarje të rënda kriminale. /ZËRI