Aktualitet

Operacioni i SPAK për vizat e paligjshme, Rrumbullaku: Sekuestruam mbi 1 mln euro

Mes personave të arrestuar edhe 4 policë

E.K
Operacioni i SPAK për vizat e paligjshme, Rrumbullaku: Sekuestruam mbi 1
Muhamet Rrumbullaku

TIRANË- Drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një deklaratë për mediat dha detaje në lidhje me operacionin ndërkombëtar të trafikut të klandestinëve, ku ishin të përfshirë 26 persona, katër prej të cilëve efektivë policie.

Rrumbullaku theksoi se nga hetimi u zbulua se pesë subjekte tregtare u siguronin kontrata fiktive emigrantëve kryesisht nga Bangladeshi dhe iu siguronin vizat.

“Hetimi filloi bazuar në informacionin e grumbulluar me drejtorinë për hetimet për krimin e organizuar për shtetas dhe subjekte që siguronin kushte për shtetas të vendeve të ndryshme për të mbëritur në vendin tonë që të vijonin në drejtim të vendeve të BE. Hetimi zbuloi aktivitetet e të paktën 5 subjekteve tregtare që siguronin kontrata fiktive për shtetas kryesisht nga Bangladeshi, vijonin me ndjekjen për aplikime për vizë deri në mbërritjen në Rinas për 5 mijë euro. U identifikuan 26 persona të përfshirë, me punonjës të policisë të përfshirë.”, u shpreh Rrumbullaku.

Ai shtoi se në total janë sekuestruar rreth 1 milionë euro cash në kuadër të këtij operacioni.

“Në funksion të operacionit për ekzekutimin e masave, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë gjetur dhe sekuestruar 13 automjete, 50 telefona, 3 pistoleta, një cifte, 4 laptopë, 400 mijë euro, 700 mijë dollarë amerikanë dhe dhjetëra dokumente tëe sekuestruara. Rreth 1 milionë euro cash. Hetimi i policisë nën drejtimin e SPAK, ku u vunë nën hetim përvec individë të ndryshëm dhe punonjës, hetimi i shërbeu edhe nismës së policisë edhe për vetëpastrimin e policisë. Në hetimin 1 vjecar të këtij procesimi u angazhuam 380 punonjës policie”, tha Rrumbullaku.

Ja çfarë u sekuestrua:

13 automjete

50 telefonë

3 pistoletë

1 çifte

50 fishkë

4 laptopë

400 mijë euro

700 mijë dollarë amerikane

4 mijë paund

Doza kokaine kanabis

Emrat e policëve të arrestuar

Altin Hasani

Edmond Braja

Arjel Hoxha

Ermal Hoxha

Poll

MOS HUMB