Aktualitet

Operacioni në Itali/ Kush është "Daja", shkodrani i kërkuar për vrasje kontrollonte rrjetin e trafikut të kokainës

Kokaina porositej përmes një të arratisuri që i përkiste mafies shqiptare dhe shitej edhe në prani të fëmijëve dhe të porsalindurve.

a.l
Operacioni në Itali/ Kush është "Daja", shkodrani i
Policia italiane

ITALI- Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i karabinierëve në Bolonja të Italisë ku u arrestuan 36 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Siç raportojnë mediat italiane, kokaina porositej përmes një të arratisuri që i përkiste mafies shqiptare dhe shitej edhe në prani të fëmijëve dhe të porsalindurve.

Veprimtaria hetimore, e nisur në prill të vitit 2023, u përqendrua në bashkinë Livigno, ku disa familje shqiptare, të padyshimta, por të lidhura në fakt me një të arratisur të kërkuar për vrasje, që i përkiste një klani mafioz nga Shkodra (Shqipëri), kanë tregtonin kokainë përmes vendaseve dhe të huajve. 

26-vjeçari i kërkuar për vrasje organizonte furnizimin e kokainës si dhe arriti që gjatë kohës që ishte në arrati të aktivizonte kanalet e furnizimit me kokainë, të degëzuara në Itali dhe Evropë. Në fakt, u konstatua se droga e porositur vinte nga zona e Brianzës, Torino dhe Brukseli. Udhëtimet e lëndës narkotike në Livigno, pra, kryheshin gjithmonë nën kontrollin e vazhdueshëm të personazheve shqiptarë. 

Anëtarët e familjeve shqiptare të Livigno-s, si dhe narkotrafikantët vendas dhe të huaj që u shërbenin, u zbuluan se të gjithë ishin të integruar mirë në strukturën socio-ekonomike të Livigno-s, pasi ushtrojnë profesione, madje edhe të paguara mirë si në Livigno ashtu edhe në Zvicër.  Hetimi i drejtuar nga prokuroria e Sondrio, ka çuar në identifikimin e 12 subjekteve me kombësi shqiptare, italiane dhe domenikane, nga të cilët 6 përfunduan në burg, 5 në arrest shtëpie./ZËRI

Poll

MOS HUMB