Aktualitet

PAMJE TË RËNDA- Djali tërheq zvarrë nënën: Çohu moj gore m*ti! Përfundon në pranga

Rastet e dhunës duket se kanë qenë të shpeshta, por një prej tyre është kapur me kamera.

k.m.
PAMJE TË RËNDA- Djali tërheq zvarrë nënën:
Pamje nga videoja

TIRANË- Një rast tronditës dhune në familje ka ndodhur në Zall-Dajt, Tiranë, ku djali dhunon të ëmën e moshuar. Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga "JOQ", Alban Mansaku ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Rastet e dhunës duket se kanë qenë të shpeshta, por një prej tyre është kapur me kamera. Në videon e mëposhtme, ai e tërheq zvarrë dhe përdor gjuhë ofenduese ndaj të ëmës.

BISEDA MES TYRE JASHTË:


I biri: Çohu moj çohu, çohu moj gore e mutit. Çohu moj gore se mua më rrun k**** ti. Merre ambulancën në telefon ti "jam sëmurë"!

E moshuara: Nuk jam!

I biri: Merre, merre!

E moshuara: Nuk jam sëmurë.

I biri: Çohu moj plake, o plake! Po çohu moj çohu jam duke të thënë. Çohu hajt hajt. Çohu moj gore muti. S'do me u çu ti, të tërheq zvarrë

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Shtetit ka lajmëruar se 48-vjeçari është vendosur menjëherë në pranga për dhunë në familje. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB