Aktualitet

Pamje të rënda/ Sherri me sëpata dhe kosore mes dy familjeve në Pukë: O Fran mor...

Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë

E.K
Pamje të rënda/ Sherri me sëpata dhe kosore mes dy familjeve
Pamje nga konflikti

PUKË- Kanë dalë pamjet nga sherri masiv që ndodhi pasditen e djeshme, mes dy familjeve në Pukë, ku mbetën të lënduar si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta 3 persona. Konkretisht Florin Zefi, Bardhe Zefi dhe Kol Marku.

Siç shihet nga pamjet, anëtarët e dy familjeve përplasen me njëri tjetrin, ndërsa në duar mbajnë kosore dhe sëpatë. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjegjan, ku dyshohet se familjet Marku e Zefi u konfliktuan për çështje pronësie.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm ka pasur sërish incidente, teksa mësohet se i është thyer xhami i makinës që drejtonte Hil Zefi. Ky i fundit ka bërë denoncim në polici duke thënë se e kanë gjuajtur me gurë pjesëtarë të familjes Marku.


Policia ka bërë me dije se janë shoqëruar në komisariat Kol Marku dhe Florin Zefi, ndërkohë që familja Zefi ka reaguar duke thënë për mediar se nëse shteti nuk ndërhyn, konflikti do te përshkallëzohet, pasi ata ndjehen të kërcënuar.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB