Aktualitet

Pamje të RRALLA nga 1997-a, Erzen Breçani mes plumbave krah Sali Berishës

Dje, ZËRI solli të plotë të gjithë biografinë e tij, që nga ardhja nga Tropoja, e deri tek afrimi me kryedemokratin Sali Berisha.

k.m.
Pamje të RRALLA nga 1997-a, Erzen Breçani mes plumbave krah Sali
Erzen Breçani

TIRANË- Erzen Breçani është vendosur në pranga dje nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për lidhjet e tij me krimin! Dje, ZËRI solli të plotë të gjithë biografinë e tij, që nga ardhja nga Tropoja, e deri tek afrimi me kryedemokratin Sali Berisha. Këto pamje, të risjella nga ZËRI, tregojnë edhe njëherë sesa afër Partisë Demokratike ka qenë Breçani. 

Në një miting të Berishës në Lushnje, asokohe president, mbrohej me roje që në duar kishin të gjithë kallashnikovë. Sipas mediave të kohës, Berisha u prit me plumba, ndaj edhe përgjigjen ndaj qytetarëve e ktheu me të njëjtën mënyrë. Me armë e plumba! 

Po ashtu, një tjetër gjë që bie në sy është pozicionimi i Breçanit, i cili ishte vendosur në ballë të turmës, së bashku me patriotin e tij, Sali Lushaj. Të dy shumë të angazhuar në sigurinë e Berishës. "Profesionin" do ta vazhdonte edhe më vonë, por më intensivisht pas vitit 2013, kur edhe u lirua nga detyra si efektiv i Policisë së Shtetit. Por kjo videoja tregon profilin e vërtetë të tij./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB