Aktualitet

Pamje të TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë, mishi i kalbur dhe sallami i mykur përpunohen me ngjyrues

Kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë, por nuk është zbuluar emri i saj dhe produktet që nxjerr në treg, të cilat mesa duket nuk janë aspak të konsumueshme.

k.m.
Pamje të TMERRSHME brenda fabrikës sallamit në Tiranë, mishi
Skandali me mishin

TIRANË- Mishi i kalbur i hedhur në tokë, me miza dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar përpunohet dhe kthehet në sallam për t'u konsumuar nga qytetarët shqiptarë. Këto pamje nuk janë nga asnjë kosh plehrash, por nga një fabrikë sallami. Në këto pamje të siguruara ekskluzivisht nga “OraNews” shihet mishi që ka dukshëm ngjyrë të kafe të errët, por me pak ngjyrues ushqimor, ai ripërpunohet dhe hidhet sërish në treg.

MOMENTI ME VIDEO: 


Kjo fabrike sallami ndodhet në Tiranë, por nuk është zbuluar emri i saj dhe produktet që nxjerr në treg, të cilat mesa duket nuk janë aspak të konsumueshme.

Mirëpo nuk përpunon vetëm mishin e kalbur, por edhe sallamin e mbetur që ka nisur të zërë myk. Ky sallam ngrihet dhe përpunohet me ngjyrues dhe shumë erëza për të mbytur erën e mykut dhe mishit të prishur. Siç duket edhe nga pamjet, pasi i hidhet ngjyra, në pamje produkti duket krejtësisht normal dhe i konsumueshëm, por në fakt është krejt e kundërta. 

Ndërkohë që ky krim ushqimor, ndodh në Tiranë, asnjë inspektor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve duket se nuk e ka parë të arsyeshme për të kontrolluar subjektin që çdo ditë rrezikon qytetarët./ZËRI

Poll

MOS HUMB