
DURRËS- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e aksidentit të rëndë, ku një makinë që drejtohej nga Antonio Frroku përplasi efektivin e Policisë së Durrësit Mariglen Allka, teksa ky i fundit kalonte tek vijat e bardha, para Drejtorisë së Policisë. Siç mund të shihet në pamjet e publikuara nga Report TV efetivi del nga porta kryesore dhe vazhdon rrugën drejt, në një moment ai e sheh mjetin që vjen me shpejtësi por nuk shmanget dot. Përplasja ishte e fortë, ai hidhet disa metra tutje nga makina.
Ndërkohë në dëshminë e dhënë para hetuesve Frroku ka deklaruar se ishte me shpejtësi pasi kishte në makinë një njeri të afërt që kishte nevojë për ndihmë mjekësore dhe po nxitonte për në spital. Më testin e alkoolit të bërë pas aksidentit shoferi rezultonte i dehur në masën 40%.
Ndërkohë efektivi vijon të jetë i shtruar në Spitalin e Durrësit. Raportohet se për shkak të përplasjes së fortë ai ka pësuar thyerje të legenit./ZËRI