Aktualitet

Pamjet brenda spitalit Amerikan, e reja pa çorape kundër mpikjes së gjakut: U rrëzua kur shkoi në tualet

Në foto e reja shihet në spital ma çorape kundër trombozës

E.K
Pamjet brenda spitalit Amerikan, e reja pa çorape kundër mpikjes
E reja ne spital

TIRANË- Detaje të reja nga vdekja e 28-vjeçares Irida Hasalla, pas ndërhyrjes për heqjen e dhjamit në ambientet e spitalit Amerikan. E reja që dyshohet se humbi jetën për shkak të trombozës, sipas familjarëve nuk i janë veshur çorapet kundër mpikjes së gjakut.

Siç shihet dhe në fotot e shpërndara nga vetë familjarët, e reja ka qenë e veshur me çorape të zakonshme, ndërsa sipas të vëllait tromboza i ka rënë në momentin që ka qenë duke shkuar në banjo. Ndërkohë që shoqja e saj është shprehur se Irida kishte paguar rreth 4 mijë euro në spitalin amerikan, për kryerjen e kësaj ndërhyrje.

“Në orën 10:00 ka dashur të shkojë në tualet një nga infermierët i thotë shko vetë. Në momentin që është ngritur është rrëzuar, i ka rënë trombozë. Pastaj u fut në sallën e operacionit ishte pa ndjenja 6 orë”, ka treguar i vëllai, teksa ndodhej në ambientet e morgut. 

Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin pasi familjarët kanë bërë denoncimin, ndaj edhe për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe ka nisur marrja në pyetje e mjekes, Rezarta Kapaj dhe anestezistit që ka marrë pjesë në operacion. Por deri më tani, ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë ndalimi./ZËRI 

Poll

MOS HUMB