Aktualitet

PAMJET/ Shiu i dendur përmbyt Durrësin e Lushnjën! 'Paralizohet' Laçi

Akset më problematike janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. 

E.K
PAMJET/ Shiu i dendur përmbyt Durrësin e Lushnjën!
Përmbytjet Lushnjë

TIRANË- Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure kanë shkaktuar dhe problemet e para. Disa akse rrugore në qytetin e Durrësit janë bllokuar ndërsa ka pasur vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe mjeteve.


Akset më problematike janë ato të zonës së Currilave, zona pranë stadiumit dhe rreth-rrotullimi pranë Portit të Durrësit. 

PAMJET/ Shiu i dendur përmbyt Durrësin e Lushnjën!
Përmbytjet Durrës

Dhe Lushnja nuk mbetet pas. Siç shihet në pamje reshjet e denduar të shiut kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve. Po ashtu ka pasur dhe stuhi të forta, të cilat kanë zgjatur 20 minuta. Kaq ka mjaftuar që rrugët të mbushën me ujë e të “paralizohet” qarkullimi.

PAMJET/ Shiu i dendur përmbyt Durrësin e Lushnjën!
Përmbytjet Lushnjë
PAMJET/ Shiu i dendur përmbyt Durrësin e Lushnjën!
Përmbytjet Lushnjë

Probleme ka pasur dhe në Laç. Përroi i qytetit ka dalë nga shtrati dhe ka vërshuar rrugëve duke i bërë të pakalueshme dhe për mjetet. Drejtuesit e makinave të vogla janë detyruar të ndalojnë për shkak të rrezikut. 


Fatmirëisht nuk janë raportuar persona të lënduar./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB