KOSOVË-Pasagjerët e fluturimit Venecia-Shkup janë përbakkur me një incident. Një avion i Wizz Air nga Venezia për në Shkup ka pasur probleme gjatë uljes. Avioni Airbus A321neo ka provuar për rreth dy orë të ulet në aeroportin e Shkupit, por nuk ia ka dalë. Pas 17 rrotullimeve mbi aeroport, avioni ka shkuar drejt Prishtinës në Kosovë, ku ka zbritur pa probleme, raporton Corriere della sera.
Nuk dihet ende pse avioni nuk mundi të ulej në Shkup. Ai ka fluturuar disa herë shumë afër tokës mbi aeroport, që mund të tregojë se piloti kishte nevojë të shikonte nga afër, ndoshta për ndonjë problem me rrotat e uljes.
Avioni u nis nga Venezia në orën 14:33 dhe mbërriti pranë Shkupit në 15:41, por nuk mundi të ulej. Në 17:33 u drejtua drejt Prishtinës, ku zbriti në orën 17:55, më shumë se tre orë pas nisjes.
Kompania ajrore ia ka lënë fajin motit të keq, edhe pse avionë të tjerë po uleshin dhe ngriheshin në të njëjtën kohë, me dukshmëri të klasifikuar si maksimale.
“Wizz Air konfirmon se fluturimi W6 4752 nga Venecia për në Shkup më 25 nëntor është devijuar për në Prishtinë për shkak të kushteve të këqija të motit në Shkup”, iu përgjigj linja ajrore Corriere .
Megjithatë, linja ajrore nuk sqaroi pse avionët e tjerë u ulën pa probleme./ZËRI