
TEPELENË- Një vrasje është parandaluar në Memaliaj. Ditën e sotme, një 61-vjeçar ka kanosur me sëpatë bashkëshorten e tij, por për fat të mirë, ngjarja e rëndë është parandaluar nga Policia e Shtetit. Kështu në pranga përfundoi 61-vjeçari, i identifikuar me inicialet H.B., i cili po merret në pyetje lidhur me ngjarjen e sotme.
NJOFTIMI I PLOTË:
Memaliaj/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Kanosi me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij, arrestohet në flagrancë 61-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (sëpatë). Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte kanosur për jetën, me mjet prerës, nga bashkëshorti i saj, kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe arrestimin e shtetasit përgjegjës. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi H. B., 61 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ZËRI