Aktualitet

Partia e Lirisë protestë para SPAK: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë

Në letrën e tij, Meta i bëri thirrje Shtabit Drejtues të Tiranës, të ngrihet kundër narko-drejtësisë që është bërë palë me Ramën kundër opozitës.

I.F

 

Partia e Lirisë protestë para SPAK: Të ngrihemi kundër
Ilir Meta

 

TIRANË- Sot Partia e Lirisë do të protestojë para Prokurorisë së Posaçme në orën 12:00. Protesta do të zhvillohet pas kërkesës së kryetarit të PL-së Ilir Meta, i cili ndodhet nën arrest me burg. Në letrën e tij, Meta i bëri thirrje Shtabit Drejtues të Tiranës, të ngrihet kundër narko-drejtësisë që është bërë palë me Ramën kundër opozitës.

Meta kërkon që përmes protestës të denoncohen manipulimet që sipas tij, janë bërë në dosjen e ngritur nga SPAK kundrejt tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi. Gjithashtu, Meta shton se duhet protestuar edhe për të hetuar aferat e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, që sipas tij, nuk hetohen nga SPAK.

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes së PL-së Monika Kryemadhit. Seanca e tyre zgjati rreth 7 orë, por Apeli hodhi poshtë ankimimin e Metës dhe Kryemadhit për masat e sigurisë. Të dy, kanë të njëjtat akuza: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA, por edhe shpenzime për blerje banesash dhe jo vetëm. Për Kryemadhin, SPAK ka zgjedhur masë më të butë sigurie, duke argumentuar gjendjen e saj shëndetësore. Ndërsa Meta, prej thuajse një muaji qëndron në ambientet e paraburgimit të burgut "313" në Tiranë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB