Aktualitet

"Partizani"/ Malltezin dhe Bektashin nesër në GJKKO, ende asnjë njoftim për Berishën

Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit në ish-kompleksin Partizani.

k.m.
"Partizani"/ Malltezin dhe Bektashin nesër në GJKKO, ende
Sali Berisha, Fatmir Bektashi dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- Çështja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv "Partizani" do të dalë nesër në GJKKO. Nesër, në orën 13:30, në seancën e parë gjyqësore sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Seanca do të zhvillojë verfikimin e masës së sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe biznesemit Fatmir Bektashi në lidhje me akuzën e privatizimit në ish-kompleksin Partizani. Por deri më tani nuk dihet nëse ka një thirrje për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Jamarbër Malltezi u vu dje në pranga, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar masa 'detyrim paraqitje' dhe ndalimi i daljes nga Shqipëria. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për pastrim parash, pas kallëzimit të bërë nga Taulant Balla. Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB