Aktualitet

Paruke, municione dhe anti-plumba! Si u lirua me kusht Ragip Gila, sot vrau dy vetë

Në banesën e tij asakohe Policia zbuloi një arsenal armësh, municion luftarak, jelek antiplumb dhe lëndë narkotike.

F.I
Paruke, municione dhe anti-plumba! Si u lirua me kusht Ragip Gila, sot vrau dy
Ragip Gila

SHKODËR-Ragip Gila, autori i dyshuar i vrasjes së dy personave dhe plagosjes së dy të tjerëve, mëngjesin e sotëm (8 shtator 2025) në Shkodër, ishte liruar vetëm para pak muajsh nga paraburgimi, ku mbahej i arrestuar për “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Gila u arrestua në 6 dhjetor të vitit 2023, dhe prej asaj kohë qëndronte në masën e sigurisë arrest në burg. Në banesën e tij asakohe Policia zbuloi një arsenal armësh, municion luftarak, jelek antiplumb dhe lëndë narkotike.

Mirëpo sipas vendimit të Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm, 29-vjeçari ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi i tij iu ul me një të tretën, në 3 vite e katër muaj burg. Edhe ky dënim me burg është pezulluar nga Gjykata, e cila ka cakruar që Gila të vihet në shërbim prove për 5 vite, me kushtin që të mos kryejë vepra të tjera penale gjatë kësaj kohe.

Paruke, municione dhe anti-plumba! Si u lirua me kusht Ragip Gila, sot vrau dy
vendimi
Poll

MOS HUMB