Aktualitet

Pas kaosit dyditor, hapen pikat e kalimit kufitar me Greqinë, radhë të gjata nga të dyja anët

Për momentin greva dyditore e sindikatave në Greqi është ndërprerë

E.K
Pas kaosit dyditor, hapen pikat e kalimit kufitar me Greqinë, radhë
Radha ne Kapshtice

TIRANË- Pas disa ditëve që kanë qëndruar të bllokuara për shkak të grevës së sindikatave në Greqi, mëngjesin e sotëm pikat e kalimit kufitar me shtetin helen kanë qenë të hapura. Situata pas më shumë se 48 orësh është rikthyer në normalitet, edhe pse emigrantët janë përballur me radhë të gjata në të dy anët e kufirit.

Gjatë dy ditëve që pikat e kalimit kufitar u bllokuan, u lejua lëvizja me këmbë e emigrantëve, si dhe e mjeteve që kishin urgjenca shëndetësore.

Bllokimi ka sjellë probleme edhe për transportin e mallrave, dhe për këtë shkak mëngjesin e sotëm, dhjetra kamionë dhe makina të tonazhit të rëndë kanë qenë në radhë për të kaluar në të dy anët e kufirit.

Vetëm në doganën e Kapshticës radha e kamionëve që presin për të hyrë drejt Greqisë është bërë rreth 2 kilometra. Ndërkohë që në radhë ka dhe autobusë me emigrantë dhe familjarë të tyre që presin për të kaluar drejt Greqisë.

Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB