Aktualitet

Pastrim parash me 'exchange' në Tiranë! Në hetim pronarja 72-vjeçare, sekuestrohen 500 mijë euro

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

F.I
Pastrim parash me 'exchange' në Tiranë! Në hetim
paratë e sekuestruara

TIRANË-Pronarja 72-vjeçare e një pike këmbimi valutor po hetohet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës, për shkak të moshës. Në pikën e këmbimit valutor të saj,  Policia zbuloi se persona të ndryshëm depozitonin paratë padeklaruara të cilat përdoreshin më tej për t’ua dhënë borxh qytetarëve me përqindje të lartë jashtë sistemit bankar. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar rreth 500 000 euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale.

Njoftimi i policisë:

Nuk deklaronte shumat e parave, të cilat depozitoheshin nga persona të ndryshëm në subjektin e saj (exchange), me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, procedohet në gjendje të lirë pronarja e subjektit.

Sekuestrohen rreth 500 000 euro , të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale.Si rezultat i një hetimi, të iniciuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale i DVP Tiranë dhe të ndjekur nga Prokuroria e Tiranës, u finalizua operacioni “Hidden Funds”, në kuadër të cilit u procedua penalisht shtetasja E. K., 72 vjeçe.

Në subjektin në pronësi të kësaj shtetaseje, sipas provave të mbledhura, rezulton se depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, me qëllim dokumentimin e plotë të veprimtarisë së tyre dhe vënien përpara përgjegjësisë penale”.

Poll

MOS HUMB