Aktualitet

Pasuria e 'mbeti në klasë', KPA largon nga sistemi gjyqtaren Zegjine Sollaku

Gjyqtarja Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë.

E.K
Pasuria e 'mbeti në klasë', KPA largon nga sistemi gjyqtaren
Zegjine Sollaku

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkakrimin nga detyra të gjyqtares së Apelit të Tiranës Zegjine Sollaku. Vendimi u mor në mbledhjen e një dite më parë. Trupa gjykuese përbëhej Sokol Çomo, kryetar, relatore Ina Rama dhe anetare Albana Shtylla, Natasha Mulaj e Reztarta Schuetz, pas shqyrtimit të ankimit të depozituar nga Sollaku kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtarja Zegjine Sollaku u shkarkua nga detyra më 8 korrik 2021 nga Komisioni për probleme në kriterin e pasurisë. Ajo ka patur një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Ajo punoi fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës gjatë periudhës 1993-2003. Prej vitit 2003 dhe deri në shkarkimin nga detyra, e ushtroi funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB