
TIRANË- Sot do të mbahet në GJKKO seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Seanca është parashikuar të filloj në orën 14:00.
Avokatët e Berishës kanë parashtruar dy kërkesa për pavlefshmërinë dhe papërdorshmërinë e akteve dhe revokimin e masës.
Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë "Arrest shtëpie", dhënë nga Gjykata e Posaçme, pasi Berisha refuzoi të respektonte masën më të lehtë të sigurisë të dhënë më herët nga GJKKO, atë të "Detyrimit të paraqitjes". Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv "Partizani".
Po në "Arrest shtëpie", ndodhet dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ky i fundit akuzohet për "Korrupsion aktiv", dhe "Pastrim parash". Berisha dhe më herët ka kërkuar përjashtimin nga gjykimi të Irena Gjokës, por dhe leje për të shkuar në Kuvend, të dyja janë hedhur poshtë. /ZËRI/