Aktualitet

Peleshi paralajmëron reshje intensive shiu në të gjithë vendin nesër: Janë marrë masat

Përmes një reagimi, Peleshi bën me dije se Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.

E.K

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka paralajmëruar bashkitë e vendit të marrin masa pasi dita e shtunë pritet të sjellë reshje intensive shiu thuajse në gjithë vendin! Përmes një reagimi, Peleshi bën me dije se Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat. 

Niko Peleshi: Bazuar në informacionet e dërguara nga Instituti i Gjeoshkencës, gjatë ditës së shtunë parashikohen reshje intensive shiu në pjesën më të madhe të vendit. Agjencia e Mbrojtjes Civile ka koordinuar punën me të gjitha Prefekturat e vendit, për të marrë masat në kohë dhe shmangur problematikat.  Çdo qytetar të komunikojë me strukturat vendore në rast nevoje. Në gatishmëri të plotë për t’ju përgjigjur çdo situate./ZËRI

Poll

MOS HUMB