Aktualitet

Pensionistët drejt varfërisë ekstreme

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021.

F.m
Pensionistët drejt varfërisë ekstreme
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk arrijnë të përfitojnë një pension të plotë pleqërie, po rriten me shpejtësi. Në njërën anë pensionistët e rinj kanë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe nga ana tjetër vit pas viti bashkë me moshën e daljes ne pension rritet edhe periudha e viteve me kontribute. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2022 pensionistët me pagesë të pjesshme përbënë 48% të totalit të personave që përfitojnë pension pleqërie nga 45% me 2021. Më 2022 në të gjithë vendin numëroheshin 481,420 përfitues të pensionit të pleqërisë nga të cilët 231,734 morën pagesa të pjesshme. Rritja më shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë e ekstreme, teksa inflacioni ka qenë i lartë dy vitet e fundit.

Poll

MOS HUMB