
Pamje nga vendi i ngjarjes
GJIROKASTËR- Një dyqan në lagjen "11 Janari", është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Gjirokastër. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati, ku një apartament ishte përshtatur si dyqan për shitjen e elektroshtëpiakeve të ndryshme.
Dyqani ishte në pronësi të Bilbil Graçit, ndërsa ishte marrë me qira nga Edmond Lakta. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve që ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe mospërhapjen e tyre në banesat ngjitur. Ndërkohë është ngritur një grup hetimor për të zbardhur rrethanat e rënies së zjarrit./ZËRI
Poll