Aktualitet

Përgatisnin dhe shisnin drogë në lokal, tre të arrestuar në Elbasan

Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale D. R., 26 vjeç personi që kishte marrë lokalin me qira te shtetasit me iniciale L. Q., 18 vjeç i cili punonte kamarier si dhe vëllai i tij me iniciale E. Q. 24 vjeç.

M.K.
Përgatisnin dhe shisnin drogë në lokal, tre të arrestuar
foto

ELBASAN- Një lokal në fshatin Mjekës dyshohet se ishte kthyer në pikë për përgatitjen dhe shitjen e dozave të kokainës dhe kanabisit. Policia ka arrestuar tre persona në kuadër të operacionit të koduar 'Roli'. Në pranga kanë rënë shtetasi me iniciale D. R., 26 vjeç personi që kishte marrë lokalin me qira te shtetasit me iniciale L. Q., 18 vjeç i cili punonte kamarier si dhe vëllai i tij me iniciale E. Q. 24 vjeç.

Sipas Policisë gjatë kontrollit në lokal u gjetën doza të lëndëve të dyshuara narkotike dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për përgatitjen e tyre. Në banesën e 18 vjeçarit u gjetën gjithashtu doza kanabisi dhe një shkop metalik.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan gjashtë grirëse tre peshore elektronike dhe dy telefona celularë përveç lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

"Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, dhe të drejtuara nga Prokuroria e Elbasanit, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 3 shtetasve, të cilët në bashkëpunim, shitnin lëndë narkotike, në doza, u finalizua operacioni i koduar “Roli”.

Gjatë operacionit u konstatua se një lokal në fshatin Mjekës, ishte vënë në dispozicion të përgatitjes, ndarjes në doza dhe shitjes së lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestuan shtetasi që kishte marrë me qira lokalin dhe kamerieri, D. R., 26 vjeç dhe L. Q., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Mjekës. Nga kontrollet në ambientet e lokalit u gjetën doza të këtyre lëndëve, si dhe mjete që shërbenin për përgatitjen e dozave.

Më tej, u krye kontroll në banesën e 18-vjeçarit, ku u gjetën sasi dhe doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, si dhe një shkop metalik, që dyshohet se posedoheshin nga vëllai i 18-vjeçarit, shtetasi E. Q., 24 vjeç, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme."/ZËRI

Poll

MOS HUMB