Aktualitet

Përgjimet e FBI-së fundosën shqiptarin, pastronte miliona euro përmes “Real Estate”

Mesazhet e dërguara nga Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) u është dhënë autoriteteve holandeze. 

Redaksia Zëri
Përgjimet e FBI-së fundosën shqiptarin, pastronte miliona euro
Thanas Bako

HOLANDË- Në Roterdam të Holandës zhvillohet gjyqi ndaj 52-vjeçarit nga Saranda, Thanas Bako. Ky i fundit u arrestua në 31 maj pas një operacioni të policisë greke dhe Europol në lagjen “Glifadha” të Athinës.

Ndaj Bakos ishte lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet holandeze për pastrim të parave të ardhur nga trafiku i drogës. Bako njihej për pastrimin e parave të pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë. Ai u arrestua më 31 maj në Athinë në Greqi. Një operacion i përbashkët i Europol, policisë holandeze dhe policisë greke, bëri të mundur arrestimin e Thanas Bako, 52 vjeç, nga Saranda banues Athines, i cili konsiderohet si “truri financiar” i mafies në Greqi.

Ai u ekstradua në gusht nga Greqia në Holandë. Dyshimi është se nga Greqia ai kontrollonte një rrjet korrierësh që lëvizte gati 500 milionë euro cash për kriminelët në Holandë. Akuza u vërtetua nga mesazhet e shumta të bisedave të deshifruara që morën hetuesit nga Task Force Bankare Underground. Mesazhet e dërguara nga Byroja Federale Amerikane e Hetimit (FBI) u është dhënë autoriteteve holandeze./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB