Aktualitet

Përkeqësohet moti, nesër shi në të gjithë vendin, zonat malore zbardhen nga dëbora

Temperaturat do të ulen.

F.m
Përkeqësohet moti, nesër shi në të gjithë vendin,
Moti

TIRANË- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se Shqipëria do të përfshihet nga nesër nga reshje shiu e dëbore. Sipas SHMU-së, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të lartë dhe mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave. Ndërsa në disa zona malore, pritet të ketë reshje në formën e dëborës. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Njoftimi:

Gjatë 24 orëve të fundit sasia më e lartë e reshjeve është regjistruar në qytetin e Lezhës dhe të Sarandës. Në lartësinë mbi 1500 metra në verilindje dhe juglindje reshjet kanë qenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Ditën e diel pritet që reshjet e shiut deri në orët e mesditës të jenë më intensitet të ulët. Gradualisht ato do të fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në qendër e në jug të vendit me intensitet deri të lartë në formën e shtrengatave shoqëruar me shkarkesa elektrike por afatshkurtra.

Në majat e maleve në zonat malore reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët në zonën e Alpeve dhe verilindje. Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 7m/s. Përgjatë vijës bregdetarë dhe lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Poll

MOS HUMB