
foto ilustruese
TIRANË-Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka përndjekur një vajzë. Gjithashtu i riu ka dhunuar pronarin e biznesit ku vajza punonte, madje dhe i ka dëmtuar mjetin.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. V., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase duke shkuar në ambientin e saj të punës, si dhe ka goditur pronarin e subjektit ku ajo punon, dhe i ka dëmtuar atij automjetin.
/ZËRI
Poll