Aktualitet

Pjesë e bandës së 'Babagjyshërve'/ Rrëzohet kërkesa, Ilir Kupa mbetet i izoluar në '41 Biss'

I burgosuri Ilir Kupa, apeloi vendimin e Manjës në Gjykatën e Posaçme në 9 janar 2024.

f.t
Pjesë e bandës së 'Babagjyshërve'/ Rrëzohet
Ilir Kupa

PEQIN-Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Albert alias Ilir Kupës, një nga anëtarët e bandës së “babagjyshërve”, për daljen nga regjimi i posaçëm “41 biss”. Kupa u fut në këtë regjim dhjetorin e kaluar me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja pasi në qeli iu gjetën një orë e tipit “Smart Watch”, si dhe një aparat celular.

I burgosuri Ilir Kupa, apeloi vendimin e Manjës në Gjykatën e Posaçme në 9 janar 2024. Kupa ka pretenduar se orën e kishte futur me komisionin e drejtorisë së burgjeve në ambientin ku vuan dënimin dhe e përdorte për të matur hapat. Ndryshe pretendojnë autoritetet, të cilat kanë dyshime se i dënuari me 25 vite burg mbante kontakt me jashtë. Ilir Kupa u dënua nga Krimet e Rënda me 25 vite burg për 6 vepra penale, që kanë të bëjnë me një sërë grabitjesh.

Kush është Ilir Kupa

Ilir Kupa njihet si personi që ishte pjesë e të ashtuquajturës “Bandë e babagjyshërve”, i dyshuar për një sërë grabitjesh të zhvilluara në vendin tonë. Ndër vendet që ra pre e grabitjes ishte edhe një qendër tregtare në Tiranë, ngjarje e ndodhur pak para Vitit të Ri. Ai është një emër i njohur edhe për drejtësinë greke. Kupa u arratis me bujë nga Burgu i Trikalës në vitin 2013, duke sjellë një sërë shkarkimesh të zyrtarëve të burgut helen. Pas arrestimit më 2014, Kupa është dënuar me 23 vite burg. Në “Bandën e babagjyshërve” morën pjesë Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka./ZËRI

Poll

MOS HUMB