Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të Niklës, lihet në burg Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit socialist

Rraja dhe vëllezërit Bami kanë bashkëpunuar edhe me Endrit Doklen për të kryer vrasjen e Ndokës por edhe të ish-bossit të lojërave të fatit që sot rezulton i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj.

F.m
Pjesë e grupit kriminal të Niklës, lihet në burg Xhelal
Xhelal Rraja

TIRANË- Xhelal Rraja, vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Rraja u vu në pranga pasi akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe për sigurimin e kushteve për të kryer vrasje. Xhelal Rraja ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Ai akuzohet si një nga anëtarët e bandës së Niklës dhe se bashkë me Durim e Valter Bamin bashkëpunonin për të ekzekutuar Arben Ndokën. Një prej atentateve ishte planifikuar të finalizohej në kafen e ngushëllimit në shtëpinë e një gjyqtari në Tiranë. Por, ish-deputeti socialist shpëtoi pasi nuk u paraqit për ngushëllim.

Rraja dhe vëllezërit Bami kanë bashkëpunuar edhe me Endrit Doklen për të kryer vrasjen e Ndokës por edhe të ish-bossit të lojërave të fatit që sot rezulton i zhdukur pa gjurmë, Ervis Martinaj.

Zbërthimi i mesazheve të enkriptuara zbuloi përplasjen mes grupeve, pasi Ndoka gjithashtu kishte tentuar disa herë që të vriste Durim Bamin, pasi kishte dyshime se ishte përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka. Ndoka nga ana tjetër, bashkëpunonte me Ervis Martinajn, Emiljano Shullazin dhe Astrit Avdylajn, që është vënë në pranga gjithashtu.

Poll

MOS HUMB