Aktualitet

Plagosën me thikë dy vëllezërit pas një sherri në Sarandë, Policia: Arrestohen në flagrancë 3 të rinjtë

Sipas njoftimit të Policisë, tre të arrestuarit, dyshohet se janë konfliktuar me vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç dhe Mario Shukulli, 20-vjeç, ku këta të fundit mbetën të plagosur. 

zh.ll
Plagosën me thikë dy vëllezërit pas një sherri në
policia sarande

SARANDË- Tre të rinjtë e përfshirë në plagosjen me thikë të dy vëllezërve në Sarandë janë arrestuar nga Policia. Në pranga kanë rënë: Kamelo Aliaj, 22-vjeç dhe i plagosuri Andi Saliaj, 19-vjeç, ndërsa më pas është vënë në pranga edhe Eduard Bajrami, 19-vjeç.

Sipas njoftimit të Policisë, tre të arrestuarit, dyshohet se janë konfliktuar me vëllezërit Elidon Shukulli, 24-vjeç dhe Mario Shukulli, 20-vjeç, ku këta të fundit mbetën të plagosur. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 1 të Sarandës, pas një konflikti mes të rinjve. Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të konfliktit dhe rolin e secilit prej të përfshirëve.

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër, arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. A., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç dhe E. B., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 1, Sarandë, janë konfliktuar, dyshohet për motive të dobëta, me dy shtetas (vëllezër).

Gjatë konfliktit, dy vëllezërit, M. Sh., 20 vjeç, dhe E. Sh., 25 vjeç, janë goditur me mjete prerëse dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe, si rezultat i reagimit në kohë, identifikuan, kapën dhe arrestuan autorët e dyshuar të plagosjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Poll

MOS HUMB