
KORÇË- Një person është plagosur me mjete të forta sot në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve të bëra me dije nga Policia e Korçës, i plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit. Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, 65-vjeçari i plagosur (i identifikuar me inicialet K.M.) është marrë në pyetje nga uniformat blu, të cilëve u ka bërë me dije se është dhunuar nga një i njohuri i tij.
Për të zbardhur konfliktin. Policia ka shoqëruar në Komisariat dhe mw pas ka arrestuar autorin e identifikuar me iniciale S.B., i cili po merret në pyetje. Lidhur me dinamikën e ngjarjes ka dyshime pasi 60-vjeçari pretendon se është sulmuar, ndërsa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes, pretendojnë se është rrëzuar aksidentalisht.
NJOFTIMI I POLICISË:
Korçë/Plagosi me mjete të forta një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes. Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI