
LUSHNJE- Një ngjarje e rëndë tronditi sot Lushnjen, ku pas sherrit për pronën, dy vëllezër mbetën të plagosur, ndërsa konfliktet mes tyre kishin qenë të vazhdueshme. I plagosur me armë zjarri mbeti Hazis Musai, i cili u dërgua në gjendje kritike në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Kurse Nazifi 77-vjeçar po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Lushnjes, pasi ka plagë në krah e këmbë nga sëpata dhe kosorja me të cilën u qëllua nga Hazizi.
Ngjarja e rëndë ndodhi për shkak të një konflikti për pronat. Këto janë momentet kur Nazifi i përgjakur flet me policët pasi ka kryer krimin. Ai shfaqet në gjendje të rënduar, teksa largohet nga vendngjarja me një makinë policie.
/ZËRI