Aktualitet

Sherr në Vlorë/ Një 35-vjeçar plagoset me thikë, autori kapet nga forcat "Shqiponja" në "Landfill" (VIDEO)

Sakaq, 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital ku po merr mjekimin. 

k.m.
Sherr në Vlorë/ Një 35-vjeçar plagoset me thikë,
Pamjet

VLORË- Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Vlorë, autori i një plagosjeje në fshatin Sherishtë. Blutë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në vendin e quajtur "Landfilli", ku një konflikt i çastit ka agravuar në përdorimin e thikave, e për pasojë një 35-vjeçar i identifikuar me iniciale E. A ka mbetur i plagosur. Autori A.B., është kapur nga forcat "Shqiponja" dhe pritet të përballet me akuzën për këtë vepër penale. Sakaq, 35-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital ku po merr mjekimin. 


NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari.

Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale. Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB