Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, shkak...një vajzë! Zbardhen DETAJE

Raportohet se shkak për sherrin me dy 15-vjeçarëve është bërë një vajza 13-vjeçe. Kjo e fundit ka qenë dhe e pranishme gjatë plagosjes.

E.K
Plagosja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, shkak...një
Pamje nga vendi i ngjarjes

GJIROKASTËR- Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me plagosjen me thikë të regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Raportohet se shkak për sherrin me dy 15-vjeçarëve është bërë një vajza 13-vjeçe. Kjo e fundit ka qenë dhe e pranishme gjatë plagosjes.

Të miturit ishin nxënës të shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Pas ngjarjes autori është larguar, por është kapur pak minuta më pas. Ai po merret në pyetje në prani dhe të psikologut dhe familjes. Ndërkohë i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmirarët në vendin e ngjarjes kanë treguar se i mituri i plagosur ka kërkuar ndihmë, ndërsa qëndronte i shtrirë në rrugë me dorën në bark, aty ku kishte marrë dhe një goditje. Kanë qenë kalimtarët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë nisur drejt spitalit me një makinë të rastit.

Fillimisht u raportua se autore e ngjarjes ishte 13-vjeçarja, pasi u gjet në vendin e ngjarjes, por më pas Policia doli me njoftim zyrtar dhe bëri me dije se autor ishte një bashkëmoshatar, që ishte shoqëruar në polici.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot me datë 08.03.2024 rreth orës 08:05 në lagjen “18 shtatori”, gjatë një konflikti të çastit një 15-vjeçar ka goditur me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 15-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB