Aktualitet

Plagosja e Adriatik Kalemit/ Kontrolle në Koridhalos, gjenden thika e drogë

Plagosja e Adriatik Kalemit duket se ka sjellë konbtroll në burgun e Koridhalos në Greqi, ku policia gjeti sende të jashtëligjshme.

D.XH
Plagosja e Adriatik Kalemit/ Kontrolle në Koridhalos, gjenden thika e
Burgu i Koridhalos

KORIDHALOS – Pas plagosjes së shqiptarit Adriatik Kalemi në burgun e sigurisë së lartë në Athinë, policia greke ka nisur kontrolle dhe hetime në burgjet helene.

Një aksion i posaçëm operacional në Qendrën e Paraburgimit Korydallos u zhvillua sot, e enjte, 21 dhjetor, nga Prokuroria për Narkotikët në Drejtorinë e Sigurisë Atikë, me asistencën e punonjësve të policisë EKAM, nëndrejtorisë së rivendosjes së rendit, Prokurorisë së Krimeve Kundër Jetës dhe Pronës. Në operacion u përdorën dhe qentë e policisë.

Plagosja e Adriatik Kalemit/ Kontrolle në Koridhalos, gjenden thika e
Thikat e sekuestruara

Sipas efektivëve grekë, në prani të prokurorit janë kryer kontrolle në 39 qeli, ku janë konstatuar se tre të burgosur posedonin lëndë narkotike dhe armë të paligjshme. Në mënyrë të veçantë, një 28-vjeçar u kap me 7.2 gram kokainë, ndërsa një 53-vjeçar dhe një 29-vjeçar u kapën me tre thika të improvizuara, të gjata përkatësisht 18 dhe 16 cm. Në të njëjtën kohë janë gjetur dhe konfiskuar 10 aparate celularë me aksesorët e tyre (karikues). Për të gjitha këto janë ngritur edhe akuza të veçanta.

Plagosja e Adriatik Kalemit/ Kontrolle në Koridhalos, gjenden thika e
Celularet e sekuestruar

Kombësia e personave që iu janë gjetur sende të paligjshme nuk është zbuluar akoma, por se atyre do iu shtohen së paku 1 vit burg, për akuza të reja penale. Kontrolli është bërë disa ditë pas plagosjes së shqiptarit Adriatik Kalemi nga një egjiptian.

Plagosja e Adriatik Kalemit/ Kontrolle në Koridhalos, gjenden thika e
Adriatik Kalemi

Fillimisht u raportua se plagosja e Kalemit ndodhi pas një sherri banal me autorin, por se autoritetet gjetën në celularin e shtetasit nga Egjipti një foto të shqiptarit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB