Aktualitet

Plagosja në Fushë-Krujë, si agravoi sherri mes dy shokëve, për një lojë tavëll

Autori dhe personi i plagosur e kanë nisur konfliktin në ambientet e lokalit, dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armëve

E.K
Plagosja në Fushë-Krujë, si agravoi sherri mes dy shokëve,
Pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

KRUJË- Është zbardhur arsyeja e plagosjes që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Ngjarja u regjistria në lagjen “Zimzenel” të qytetit, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të Artan Gogës, tregtar makinash.

Mësohet se Vladimir Merlika ka qëlluar me armë zjarri në pjesën e kokës Artan Gogën. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit pasi autori dhe i plagosur janë fqinj midis tyre si dhe shokë. 

Burime bëjnë me dije për ZËRIN, se sherri mes autorit dhe personit të plagosur ka nisur pas një mosmarrëveshje që ata kanë pasur për lojën e tavullit.

Sipas informacioneve paraprake i plagosuri ka qenë duke lëvizur me motomjet, pasi ka dalë nga lokali, ndërsa tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Nga ana tjetër, autori i plagosjes Merlika është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB