Aktualitet

Plagosja e efektivit në Tiranë, PAMJE nga vendi i ngjarjes

Siç mund të shihet zona është e rrethuar nga efektivë të shumtë të Policisë ndërkohë që vendi i krimit është rrethuar me shirit në mënyrë që grupi hetimor të mbledhë provat.

E.K
Plagosja e efektivit në Tiranë, PAMJE nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Pamjet që po shihni tregojnë situatën në vendin e ngjarjes ku mbeti i plagosur efektivi i forcave “Shqiponja” Edlir Alleshi. Ky i fundit u godit nga një person gjatë kohës që ishte duke e kontrolluar në kuadër të një operacioni në “Kinostudio”, në rrugën “Hysen Xhura”.  Autori Klerend Bozhani ishte i armatosur dhe ka hapur menjëherë zjarr ndaj Alleshit. Ai është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Plagosja e efektivit në Tiranë, PAMJE nga vendi i ngjarjes

Plagosja e efektivit në Tiranë, PAMJE nga vendi i ngjarjes

Siç mund të shihet zona është e rrethuar nga efektivë të shumtë të Policisë ndërkohë që vendi i krimit është rrethuar me shirit në mënyrë që grupi hetimor të mbledhë provat. Ndërkohë i riu ëshjtë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës ku ndodhet në sallën e operacionit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai ka marrë disa plumba në bark e këmbë. Policia po bën krehjen e zonë s me qëllim kapjen e autorit.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në zonën e "Kinostudios" në rrugën "Hysen Xhura". Efektivi Edlir Alleshi, pjesë e forcave "Shqiponja" ka qenë bashkë me kolegët e tij duke kryer një aksion në zonë, kur ka ndaluar dhe nisur të kontrollojë autorin Klerend Bozhani. Ky i fundit i armatosur ka hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur. Efektivi mësohet se ka marrë disa plumba në bark dhe këmbë. Ai ndodhet në spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën dhe po i nënshtrohet një operacioni. Ndërkohë Policia është vënë në ndjekje të autorit. Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehje e saj./Zëri

Poll

MOS HUMB