Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Bulqizë, në kërkim autori

Bajraktari akuzohet për “Vrasje, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

F.I
Plagosje me armë zjarri në Bulqizë, në kërkim autori
FOTO ILUSTRUESE

BULQIZË-Një plagosje me armë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Halit Bajraktari 32 vjeç është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka plagosur me armë zjarri Alban Tançin 32 vjeç. Ky i fundit ka marrë plagë në këmbë ndërsa ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Bajraktari akuzohet për “Vrasje, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ende nuk dihet asryeja e konfliktit mes tyre ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me armë zjarri një 32-vjeçar, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes. Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A. T., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë dhe hetimeve të kryera, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi H. B., 32 vjeç, banues në Bulqizë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se, për shkak të një konflikti të mëparshëm, ky shtetas ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur në këmbë shtetasin A. T., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit, dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB