Aktualitet

Plagosje me thikë në Pogradec

Ai është dërguar në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

F.m
Plagosje me thikë në Pogradec
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, në lagjen nr.3. në njoftimin zyrtar bëhet me dije se ka pasur një përplasje mes dy personave dhe për pasojë 36-vjeçari është qëelluar me thikë. Ai është dërguar në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim.

Njoftimi:

Në lagjen nr 3, rreth orës 20.20, gjatë një konflikti fizik, shtetasi L. O, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin M. T., 36 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjeksore. Shërbimet e Policisë  vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit L. O. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Poll

MOS HUMB