
SKRAPAR- Plagosje me thikë në Skrapar. Raportohet se një 35-vjeçar i identifikuar me inicialet H.I ka mbetur i lënduar pasi është goditur me thikë nga një 36-vjeçar i identifikuar me inicialet L.B. Sipas Policisë, gjithçka ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes autorit dhe të plagosurit. Ky i fundit ndidhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin L. B., 36 vjeç, banues në Çorovodë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. I., 35 vjeç, banues në Skrapar, i cili mori mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën./ZËRI