Aktualitet

Plagosje me thikë Tiranë! 2 të plagosur, autori ikën

Vijon puna për kapjen e autorit.

E.K
Plagosje me thikë Tiranë! 2 të plagosur, autori ikën
Policia e Tiranës

TIRANË- Plagosje me thikë në Tiranë. Raportohet se një 16-vjeçar i shpallur në kërkim tashmë, pas një sherri për motive të dobëta ka plagosur me thikë dy 18-vjeçarë, të identifikuar me inicialet A.M dhe E.M. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Asim Vokshi”. Dy të plagosurit ndodhën në spital dhe janë nën kujdesin e bluzave të bardha. Vijon puna për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë. Plagosi me mjet prerës thikë dy shtetas të moshës 18 vjeç dhe u largua, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacioneve të marra se ditën e sotme, në rrugën "Asim Vokshi", gjatë një konflikti, një shtetas kishte goditur me mjet prerës shtetasit A. M., 18 vjeç, dhe E. M., 18 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar, kanë organizuar punën për identifikimin e tij. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera u shpall në kërkim një 16-vjeçar, si autor të dyshuar të kësaj ngjarje.

16-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Asim Vokshi", sot rreth orës 14:30, ka goditur me mjet prerës shtetasit A. M., dhe E. M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 16-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./ZËRI

Poll

MOS HUMB