Aktualitet

Po transportonin kokainë me vlerë 6 mln euro, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Sipas autoriteteve italiane, ata po lëviznin me dy makina ndërsa drogën e kishin ndarë në pako.

I.F
Po transportonin kokainë me vlerë 6 mln euro, arrestohen dy
Lënda narkotike e sekuestruar

ITALI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur duke transoportuar 20 kg kokainë. Në pranga ranë dy shqiptarë të moshës 36 vjeç dhe 25 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet me dije. Sipas autoriteteve italiane, ata po lëviznin me dy makina ndërsa drogën e kishin ndarë në pako.

Në njërën nga makinat u gjetën 4 pako, ndërsa në tjetrën 16. Nëse lënda narkotike do të përfundonte në treg, parashikohej që të sillte rreth 6 milionë euro fitime. Pakot u sekuestruan menjëherë nga Policia italiane, ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./ZËRI

Poll

MOS HUMB