Aktualitet

Policia megaoperacion në të gjithë vendin, qindra të arrestuar, 80 vetëm në Tiranë

Shumica e personave të arrestuar janë në Tiranë, ndërsa bëhet fjalë për grupmoshat nga 20 në 30 vjeç

E.K
Policia megaoperacion në të gjithë vendin, qindra të
Policia

TIRANË- Një operacion i gjerë kundër rrjeteve të shpërndarjes së drogës është ndërmarrë në disa qytete të vendit, duke çuar në pranga qindra persona.

Shumica e personave të arrestuar janë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë dhe qytete të tjera.

ZËRI mëson se operacioni ka nisur mbrëmë rreth mesnate dhe ka përfunduar mëngjesin e sotëm, ndërsa pritet dhe një deklaratë zyrtare nga ana e policisë.

Deri tani raportohet se vetëm në Tiranë janë lëshuar 80 urdhër arreste, 67 në Durrës, 20 në Elbasan dhe 10 në Korçë. Përveç personave për të cilët është prerë fletëarresti, policia ka shoqertuar dhe dhjetra të tjerë, kryesisht të moshave të reja, nga 20 në 30 vjeç.

Ky operacion është vijimit i “Tempullit”, i cili gjatë shtatorit vuri në pranga rreth 300 persona që shpërndanin drogë. Kontrollet u fokusuan pranë shkollave, me qëllim ndalimin e tregtimit të kanabisit dhe drogave të tjera brenda perimetrit të institucioneve shkollore./ZËRI 

Poll

MOS HUMB