Aktualitet

Parandalohet krimi në familje/ 45-vjeçari i dehur në Bulqizë dhunon nënën, vajzën dhe vëllain

Autori u vu në pranga ndërsa dosja hetimore në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë.

E.K
Parandalohet krimi në familje/ 45-vjeçari i dehur në
Foto ilustruese

BULQIZË- Parandalohet krimi brenda familjes në Bulqizë. Raportohet se në gjendje të dehur, 45-vjeçari i identifikuar me inicialet A.D ka dhunuar vajzën, nënën dhe vëllain. Falë njoftimit në kohë të Policisë u bë i mundur mospërshkallëzimi i situatës, e cila mund të kishte rezultuar fatale. Autori u vu në pranga ndërsa dosja hetimore në ngarkim të tij i ka kaluar Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Bulqizë/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti dhune në familje. Në gjendje të dehur, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Radovesh, po ndodhte një konflikt i ashpër në familjen e shtetasit A.D., menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 45 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë. Ky shtetas, në gjendje të dehur u konfliktua dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës, vëllait dhe nënës së tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB