Aktualitet

Presin vendimin për vulën e PD, Berisha ulet tek shkallët, e shoqëron Noka dhe Boçi

Siç duket edhe nga pamjet e xhiruara nga ZËRI, Berisha është ulur në një nga shkallët e godinës së Gjykatës së Lartë.

k.m.
Presin vendimin për vulën e PD, Berisha ulet tek shkallët, e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar edhe vetë në protestën që po zhvillohet para Gjykatës së Lartë. Por në një moment, pasi mbajti dhe një fjalim para turmës, zgjodhi që të ulej për t'u qetësuar pak. Siç duket edhe nga pamjet e xhiruara nga ZËRI, Berisha është ulur në një nga shkallët e godinës së Gjykatës së Lartë. Por sërish nuk e kanë lënë dot vetëm. Pranë tij janë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.

Megjithatë 'qetësimi' nuk ka zgjatur shumë, pasi Berisha bashkë me mbështetësit e tij janë drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste./ZËRI

Poll

MOS HUMB