
Dibër
DIBËR- Ditën e sotme situata në Dibër paraqitet më e qetë, pasi niveli i reshjeve të dëborës është ulur ndjeshëm,por temperaturat kanë pësuar rënie gjithashtu.
Termometri ka shënuar -7° në qytetin e Peshkopisë në orët e para të mëngjesit, ndërsa në Kalanë e Dodës -13° si pasojë e erës së fortë.
Rrugët janë të ngrira dhe ka një reduktim të ndjeshëm të lëvizjes.Rruga Peshkopi-Bulqizë-Klos është e kalueshme, ndërsa policia vijon të mbajë të bllokuar segmentin e rrugës së Arbrit nga rreth rrotullimi i Klosit drejt Qafës së Murrizit. Gjithashtu aksi Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës i kalueshëm me zinxhirë, ka pasur probleme në një segment nga Qafë Kalaja drejt Vasies, për shkak të erës së fortë./ZËRI
Poll